Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Flaka e pishinave e vendosur të garojë në Tokio

E para në 50 metra, 100 metra e 200 metra krol. E para në 50 metra shpinë. E para në 50 metra delfin. Këto janë sukseset e Flaka Pruthit në kampionatin e Kosovës në not në pishinë të shkurtër (25 metra), që u mbajt fundjavën e kaluar.

Ndonëse doli kampione në të gjitha garat ku u paraqit, notarja thotë se e vuajti mungesën e konkurrencës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo, po ashtu, ka synime shumë më të mëdha se vetëm të fitojë vendet e para në kampionate të Kosovës dhe në gara të tjera që mbahen në vend. 18-vjeçarja nga Prishtina e synon paraqitjen në Olimpiadë, në "Tokio 2020".

Pruthi është prej shpresave olimpike të Kosovës. Muajin e kaluar ajo u bë përfituese e bursës olimpike së bashku me 18 sportistë të tjerë, që nga Komiteti Olimpik i Kosovës u vlerësuan si sportistët më të mirë në vend. Prej notit bursa përfitojnë Flaka dhe Dasar Xhambazi...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.