Xhudistja Fjolla Kelmendi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Antalya Grand Prix që po mbahet në Turqi.
Kelmendi arriti të rrëmbejë medaljen e argjendtë në kategorinë 48 kilogramë, raporton Koha.net.
Ajo në finale u mposht nga portugezja, Catarina Costa.
Në Grand Prix në Antalya medalje të artë ka arritur të marrë xhudistja Distria Krasniqi në kategorinë 52 kilogramë, kurse në garë për të artën është edhe Nora Gjakova.
Artikuj të ngjashëm