Philipp Lahm ka mbajtur një fjalim emocionues në ndeshjen e tij lamtumirëse te Bayern Munichu.
Lahm, që përfundon karrierën me 517 paraqitje për Bayernin, ka thënë pas takimit se ka ndjenja të përziera, sidomos kur feston për herë të fundit me bashkëlojtarët, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndjenja të përziera, kur festoni për herë të fundit me djemtë aty”, u shpreh ai pas takimit, për t’ia ndërprerë më pas fjalimin David Alaba duke i hedhur birrë në kokë.
??? pic.twitter.com/BrsZD1TW8c
— FC Bayern München (@FCBayern) May 20, 2017
Ai më pas shtoi se, “është emocionuese. Ajo çka kam përjetuar me fansat, ekipin dhe shokët këtu ishte për herë të fundit. Të jem në këtë fushë me ekipin dhe trajnerët ishte jeta ime. Klubi është si një komunitet i madh, do të më mungojë. Kam përjetuar momente aq të bukura këtu me të gjithë. Bashkëlojtarët, fansat, të gjithë. Ju dëshiroj më të mirat të gjithëve”.