Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fituesi në fuqi i Kupës FA eliminohet nga gara

Kaoru Mitoma shënoi një gol në kohën shtesë dhe Brightoni e eliminoi nga gara fituesin në fuqi të Kupës FA, Liverpoolin.

Ndeshja e zhvilluar të dielën në mbrëmje në stadiumin e Brightonit, ka përfunduar 2:1 në të mirë të ekipit vendës.

Harvey Elliott i asistuar nga Mohamed Salah pas gjysmë ore lojë, e kaloi skuadrën e drejtuar nga Juergen Klopp në epërsi prej një goli.

Por vetëm nëntë minuta më vonë, nikoqiri barazoi rezultatin nëpërmjet mbrojtësit Lewis Dunk.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, ku do të duhej të zhvillohej edhe dueli kthyes, në skenë u shfaq Mitoma, i cili realizoi në minutën e dytë të kohës shtesë për rezultatin 2:1.