Sllovenia e ka fituar edhe ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024. Të dielën, Sllovenia fitoi 2:0 ndaj San Marinos në Lubjanë. Benjamin Sheshko shënoi për 1:0 në minutën e 56-të, ndërsa Di Maio shënoi autogol katër minuta më pas.
Në ndeshjen e parë, sllovenët kishte fituar 2:1 në udhëtim ndaj Kazakistanit.
Në kuadër të grupit H, Sllovenia ndeshjen e radhës e luan më 16 qershor në udhëtim ndaj Finlandës.