Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore të rëndësishme për Slloveninë e Danimarkën

Sllovenia e Danimarka kanë shënuar fitore të rëndësishme në kualifikimet për Euro 2024.

Sllovenia dhe Danimarka i kanë nga 19 pikë në Grupin H dhe janë pranë Evropianit. Dy xhiro para fundit, i treti është Kazakistani me 15 pikë. Finlanda është e katërta me 12 pikë.

Sllovenia të martën mbrëma fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Irlandës së Veriut. Golin e vetëm e shënoi Adam Gnezda Çerin në minutën e pestë të takimit. Vendasit prej minutës së 58-të luajtën me një lojtar më pak në fushë.

Ndërkohë Danimarka fitoi vetëm 2:1 në udhëtim ndaj San Marinos. Rasmus Hojlund shënoi në minutën e 42-të, ndërsa Alessandro Golinucci barazoi rezultatin në minutën e 61-të. Për San Marinon ishte goli i parë në kualifikime.

Golin e fitores për danezët e shënoi Yussuf Poulsen në minutën e 70-të.

Artikuj të ngjashëm