Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitorja e Drenicës përcillet me rrahje në tribunë

Me rrahje dhe lëndime ka kaluar fundi i ndeshjes së zhvilluar të dielën në Skenderaj ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit, që përfundoi me rezultatin 1:0.

Kjo ishte ndeshja e vetme e javës së 21-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll e luajtur të dielën, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo xhiro nisi të premten, vazhdoi të shtunën dhe mbyllet të hënën (sot) me ndeshjen mes Vllaznisë e Besës.

Image

Por në ndeshjen e së dielës është kthyer edhe njëherë dhuna në futbollin e Kosovës.

Rrahja që zgjati për disa minuta, ndodhi në tribunën kryesore të stadiumit “Bajram Aliu” në Skenderaj. Ajo nisi pas një goditjeje me shishe që mori futbollisti i Drenicës, Taulant Dajaku, nga një anëtar i grupit të tifozëve “Skifterat” që kishin udhëtuar në Skenderaj për të përkrahur Gjilanin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm