Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitoret e thella ndaj Boreas nuk janë për mburrje

Shifra të rralla janë shënuar këtë edicion në basketbollin kosovar. Madje edhe nga basketbollistë që në shumicën e ndeshjeve nuk luajnë fare apo kanë hapësirë të limituar.

Ndonëse nuk ka ndonjë bazë zyrtare të të dhënave, vlerësohet se rekorde të ndryshme janë vendosur në edicionin aktual të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një fitore me rezultat që shumë rrallë arrihet, të mërkurën mbrëma ka shënuar kampioni aktual, Bashkimi. Fitoi me shifrat 181:63.

Ka një të përbashkët në rekordet individuale dhe ato të skuadrave në këtë edicion. Është skuadra AFK Borea që i mundëson ato.

AFK Borea ka mbetur skuadra që në një mënyrë përfaqëson qytetin e Pejës në Superligën e Kosovës në basketboll. Përfaqëson qytetin që nga shumë njerëz quhet i basketbollit. Dhe skuadra e vetme nga qyteti i basketbollit në Superligë po mundëson lojtarë të njohur e të panjohur që të arrijnë rekorde në llogari të saj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)