Ndonëse e përforcuar dhe me përkrahje të madhe të tifozëve, Trepça me shumë vështirësi fitoi ndaj Pejës.
Ndeshja e javës së 15-të të IP Superligës së Kosovës në basketboll e luajtur të dielën mbrëma në “Minatori” përfundoi me rezultatin 87:83 në të mirë të “xehetarëve”, shkruan sot “Koha Ditore”. Si në asnjë ndeshje të këtij edicioni, kjo ndeshje thuajse mbushi sallën në Mitrovicë.
Për t'i dhënë përkrahje Trepçës, që së fundi ka treguar shenja të ngritjes, në palestër ishin rreth 2000 shikues. Por shumë prej tyre kanë mundur të mbesin paksa të dëshpëruar me paraqitjen e skuadrës së zemrës.
Ndonëse ka kthyer katër lojtarë me përvojë dhe ka angazhuar tre amerikanë, vetëm njëri prej të cilëve luajti, Trepça vetëm në fund ka siguruar fitoren. Tre minuta para fundit epërsia në të mirë të vendasve ishte vetëm dy pikë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)