Newcastle ka shënuar gol të vonshëm për fitoren e vështirë ndaj Fulhamit.
Të dielën në kuadër të xhiros së 20-të të Premier Leagues angleze, Newcastle Unitedi fitoi 1:0.
Golin e tri pikëve të vlefshme e shënoi Alexander Isak në minutën e 89-të. Isak në lojë hyri në minutën e 71-të.
Me fitore, Newcastle mbetet në garë për kreun e tabelës. I ka 38 pikë nga 19 ndeshje.