Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e vështirë e Juventusit ndaj Salernitanas

Juventusi ka shënuar gol në minutën e 91-të për fitoren e vështirë ndaj Salernitanas. Të dielën mbrëma Juventusi ishte mysafir në ndeshjen e xhiros së 19-të të Serie A. Salernitana kaloi në epërsi në minutën e 39-të me golin e Giulio Maggiores.

Situata megjithatë ndryshoi në minutën e 53-të kur Maggiore u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

Samuel Iling-Junior barazoi rezultatin në minutën e 65-të, ndërsa golin e fitores për Juven e shënoi Dushan Vlahoviq në minutën e 91-të.

Fitorja ishte shumë e rëndësishme për Juventusin në garën për titull të kampionit në Serie A. Juventusi është i dyti në tabelë me 46 pikë, dy më pak se Interi. Salernitana është e fundit me vetëm 12 pikë.