Mirlind Daku realizoi hat-trick në fitoren 6 me 1 që Llapi e regjistroi sot ndaj Besës.
Llapjanët siguruan pikët e plota në Pejë me golat tjerë të Berbatovcit, Begollit, Arben dhe Edon Beqirit dhe një të Zeqirit, ndërsa golin e nderit për Besën e realizoi Lirim Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë fitore Llapi tubon 30 pikë në pozitën e parë, katër më shumë se Feronikeli në pozitën e dytë me 26 pikë.
Gjilani dhe Trepça kanë luajtur pa gola në Gjilan, në ndeshjen kryesore të javës së 16-të të elitës së futbollit tonë.
Përballja mes gjilanasve dhe mitrovicasve, ka dhënë një lojë të kënaqshme, por që gola nuk kishte edhe pse rastet nuk munguan, madje, “Minatorët” nuk ia dolën të shënojnë as nga penalltia pasi që Rron Broja qëlloi shtyllën.
Pikët e plota këtë mesjave i ka arkëtuar edhe Liria e cila para tifozëve të saj mundi Flamurtarin, me rezultat 2-0, me një gol te realizuar nga Zenel Gavazaj (63’) dhe Meriton Korencia (78’).
Kurse, përballja mes Drenicës dhe Dritës është mbyllur pa gola, në një ndeshje interesante, dhe më një dominim të lehtë të drenicasve, të cilët në finish të ndeshjes bën presion të madh drejt portës gjilanase, por assesi nuk e gjetën rrugën e golit.