Berat Gjimshiti është paraqitur gjatë gjithë ndeshjes te Atalanta që fitoi thellë ndaj Frosinones të hënën mbrëma me rezultatin 5:0.
Kjo ndeshje i takoi javës së 20-të të Serie A italiane.
Te skuadra e Frosinones nga minuta e 84-t në fushë u paraqit edhe sulmuesi kosovar, Arijon Ibrahimoviq. Marvin Çuni dhe Sergio Kalaj munguan për shkak të lëndimeve.
Atalanta është në vendin e pestë me 33 pikë, kurse Frosinone në vendi ne 15-të me 19 pikë.