Futbollistja Ary Borges ka kontribuuar me “hat-trick” në fitoren e Brazilit ndaj Panamasë me rezultatin 4:0. Ajo shënoi golin e parë, dytë dhe të kartër.
Të parin e shënoi në minutën e 19-të, të dytin në minutën e 39-të, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 70-të. Golin e tretë për Brazilin e shënoi Bia Zaneratto në minutën e 48-të.
Ky takim u zhvillua në Adelaide dhe i takoi Grupit F, pjesë e të cilit janë edhe Franca dhe Xhamajka.