Leipzigu ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për titull të kampionit në Gjermani. Leipzigu mposhti në udhëtim Werder Bremenin me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën, në kuadër të javës së 15-të të Bundesligës gjermane.
Andre Silva shënoi golin e epërsisë në minutën e 13-të, ndërsa barazoi në 1:1, Christian Gross në minutën e 57-të. Por, Lepizgu shënoi golin e fitores në minutën e 70-të nëpërmjet, Xaver Schlager.
Leipzigu ka 28 pikë.