Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e rëndësishme e Aston Villas në shtëpi

Aston Villa ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për të siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane në sezonin e ardhshëm.

Aston Villa fitoi në shtëpi të martën mbrëma ndaj Fulhamit me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 33-të të Premier Leagues së Anglisë.

Golin e fitores e shënoi Tyrone Mings në minutën e 21-të.

Me këtë fitore, Aston Villa është ngritur në vendin e pestë me 54 pikë, kurse Fulhami mbetet në vendin e nëntë me 45 pikë.

Artikuj të ngjashëm