Tottenhami ka shënuar fitore dramatike kundër Leicester Cityt si mysafir me rezultatin 3:2, në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros së 17-të të Premier Leagues.
Heroi i Totttenhamit ishte Steven Bergwijn i cili shënoi dy gola në kohën shtesë për t’ia siguruar tri pikë ekipit nga Londra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLeicesteri kaloi në epërsi në minutën e 24-të me golin e Patson Dakas.
Rezultatin në 1:1 e barazoi Harry Kane në minutën e 38-të me një gol të bukur nga afërsia.
Epërsinë e dytë Leicesterit ia siguroi James Maddison, i cili shënoi në minutën e 76-të.
Në minutat 95 dhe 97, Steven Bergwijn realizoi dy herë për fitoren e Tottenhamit.
Holandezi 24-vjeçar hyri në lojë në minutën e 79-të.
Me 36 pikë, Tottenhami renditet në pozitën e pestë në tabelë. Derisa Leicesteri ka 25 pikë dhe është në vendin dhjetë.