Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino nuk do të përballet me veprime disiplinore pas akuzave për racizëm ndaj futbollistit të Evertonit, Mason Holgate, raporton BBC.
Holgate kishte akuzuar yllin e Liverpoolit për përdorimin e një “termi diskriminues” ndaj tij në ndeshjen e FA Cup në muajin janar në Anfield Road, transmeton koha.net.
Pas hetimeve Federata angleze ka konfirmuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të akuzuar brazilianin.
Firmino ka pranuar se ka ofenduar Holgaten, në portugalisht por jo në gjuhë raciste.
“Si dikush që e ka përjetuar abuzimin racor gjatë jetës, e di se sa e dëmshme dhe sa e dhimbshme mund të jetë”, është shprehur Firmino, duke treguar se nuk ka veprim diskriminues ndaj kundërshtarit.