Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina mohon interesimin për Bajramin

Drejtori sportiv i Fiorentinas, Daniele Prade, ka mohuar interesimin për mesfushorin e Shqipërisë, Ndeim Bajrami.

Ai në një konferencë për media ka theksuar se Fiorentina asnjëherë nuk e ka ndjekur mesfushorin e Empolit, shqiptarin Bajrami.

“Dua të sqaroj se ne nuk e kemi ndjekur kurrë Bajramin”, ka thënë shkurt Prade.

Futbollisti 23-vjeçar pati paraqitje të mirë në sezonin 2021/2022 në Serie A. Ai shënoi nëntë gola dhe kontribuoi me shtatë asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat.

Për Bajramin është raportuar se interesim ka treguar edhe Hertha e Berlinit.

Artikuj të ngjashëm