Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina ia zbeh edhe më shumë gjasat për titull Napolit

Napoli është mposhtur në udhëtim te Fiorentina, duke i zvogëluar edhe më tepër gjasat që të arrijë titullin e Serisë A për këtë edicion.

Napoli e nisi shumë keq ndeshjen, pasi në minutën e tetë mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Koulibaly u ndëshkua me karton të kuq, transmeton Koha.net.

Me një lojtar më tepër në fushë Fiorentina e pati më të lehtë, dhe arriti të arkëtojë pikët e plota, duke fituar 3-0.

Ishte sulmuesi argjentinas Giovanni Simeone që shënoi të tre golat për Fiorentinën.

Me katër pikë më pakë se lideri Juventusi, skuadra e Napolit mban vendin e dytë tani me 84 pikë, kurse Fiorentina në vendin e nëntë ka 54 pikë.