Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finalja Prishtina-Liqeni luhet më 4 maj

Finalja e Kupës së Kosovës në futsall ndërmjet Prishtinës dhe Liqenit do të luhet më 4 maj. Kështu ka njoftuar të premten gjatë ditës Federata e Futbollit e Kosovës në sajtin zyrtar. Ky ballafaqim do të luhet në Pallatin e Sporteve në Prishtinë në orën 17:15.

Prishtina për të kaluar në finale e eliminoi Pejën, ndërsa Liqeni e eliminoi Liburnin.

Fitues në fuqi i Kupës së Kosovës është skuadra e Liqenit.

Artikuj të ngjashëm