Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finalja ndaj Frankfurtit do të jetë personale për Balogun

Finalja ndaj Frankfurtit do të jetë personale për Balogun

Reprezentuesi i Nigerisë, mbrojtësi Leon Balogun, ka pranuar se do të shënojë për Rangersin në finalen e Ligës së Evropës kundër Eintracht Frankfurtit në “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.

33-vjeçari ka qenë një prej lojtarëve kyç te skuadra skoceze, e cila shkoi në finale të Ligës së Evropës që luhet më 18 maj.

Me rezultatin e përgjithshëm 3:2 e eliminoi skuadrën gjermane Leipzig.

“U linda dhe u rrita në Berlin të Gjermanisë. Kam luajtur për Mainzin dhe ata kanë rivalitet me Eintracht Frankfurtin”, ka thënë Balogun të shtunën për “Glasgow Times”.

“Për mua është personale. Duhet t’i bëj krenar dy skuadra. Por, besoj se me këtë grup lojtarësh mund të arrijmë shumë. Por, ne duhet të ëndërrojmë gjëra të mëdha”, ka theksuar Balogun.