KB Bashkimi, pas ndryshimeve në stafin organizativ të klubit, ka filluar përgatitjet për përballjen e nesërme ndaj Trepçës.
Ditë më parë legjenda e klubit prizrenas Artan Kurti është bërë drejtor sportiv i Bashkimit, transmeton Koha.net. Dhe sot Bashkimi ka filluar me shitjen e biletave për takimin e radhës ndaj Trepçës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkimi – Trepça, pritet të sjellë një ndeshje të zjarrtë në “Sezai Surroi”, nesër nga ora 20:00.
Përmes një postimi në Facebook klubi prizrenas bën të ditur se, “shitja e biletave në Sheshin Shadërvan ka filluar, bëhu edhe ti pjesë e kontributit për klubin e zemrës”.
Në këtë sezon të dyja skuadrat kanë shënuar fitore si vendëse. Bashkimi e mposhti Trepçën 63:51 në Prizren, derisa Trepça triumfoi në Minatori përballë prizrenasve, 81:48-të.
Takimi tjetër në orar të shtunën do të jetë ai ndërmjet fitueses së Kupës, Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Kryesuesja e tabelës pritet të ketë punë të lehtë përballë Yllit, që momentalisht pozicionohet në vendin e pestë në tabelë.
Rahoveci dhe Peja ndërkohë të dielën do të luajnë me fillim nga ora 18:45 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
