Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fillimi i ngadaltë i edicionit po e dërgon ‘89-shin te titulli

Largimi i shumë futbollistëve në verën e kaluar i shtyri drejtuesit e Trepçës '89 të bëjnë plane se si të formojnë skuadër për të siguruar ekzistencën në kampionatin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë rrjedhës së kampionatit planet ndryshuan, njëjtë si edhe synimet. ‘89-shi tani është në rrugë të mirë për të fituar për herë të parë titullin e kampionit. Është në pozitën e parë në Vala Superligë me 62 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi i parë, Ferronikeli. Deri në fund kanë mbetur edhe shtatë xhiro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni i Trepçës '89, Shpëtim Idrizi, vlerëson se "revolucioni" që bëri kryesia e klubit doli i suksesshëm. Ai thotë se puna për t'iu afruar titullit ka nisur shumë vite më parë e jo verën e kaluar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.