Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIFPRO: Disa lojtarë në Amerikën Latine dhe Afrikë po varen nga pakot ushqimore

Disa futbollistë profesionistë në Amerikën Latine dhe Afrikë janë duke u varur nga pakot ushqimore të ofruara, pas pezullimit të sportit shkaku i koronavirusit.  Po ashtu ndaj disa tjerëve po bëhet presion që të rikthehen në fushë, nganjëherë edhe pa u testuar, është thënë nga FIFPRO, transmeton agjencia Reuters.

Derisa futbolli ka nisur të rikthehet pas pezullimit të sporteve, unioni botëror i futbollistëve, ka thënë se pasojat për disa lojtarë kanë qenë të mëdha.

“Shumë lojtarë po përballen me vështirësi të mëdha në pjesët më pak të njohura të ekosistemit të futbollit”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FIFPRO, Jonas Baer-Hoffmann.

Ai ka treguar se unionet e lojtarëve në Kolumbi, Paraguai, Uruguai, Honduras, Panama, Botsuanë dhe Egjipt, po dërgojnë pako ushqimore te lojtarët, pasi lojtarët nuk po mund të sigurojnë as gjërat elementare pas pezullimit të futbollit.

Në disa shtete ku lojtarët ja kanë nisur të stërviten para rikthimit të ligës, Baer-Hoffmann ka shtuar se kushtet janë larg ideales.

“Disa liga janë nuk po ofrojnë materiale testuese për lojtarët që rritë dukshëm rrezikun e infektimit”, ka thënë ai.

Edhe FIFPRO zgjidh një situatë komplekse të një lojtari në Kosovë Futboll FIFPRO zgjidh një situatë komplekse të një lojtari në Kosovë

Po ashtu është thënë se lojtarët po kërcënohen me masa disiplinore që po shprehin shqetësimin për shëndetin e familjes së tyre apo po u kërkohet të nënshkruajnë një dokument ku pranojnë rrezikun e mundshëm nga infektimi.

“Kjo është e papranueshme”, ka thënë Baer-Hoffmann.