FIFA ka njoftuar të premten se nuk ka pasur asnjë shenjë të ndonjë ndeshjeje të “manipuluar” përgjatë Botërorit që u zhvillua në Katar këtë vit.
Në total u zhvilluan 64 ndeshje, në fazën grupore dhe atë të nokautit.
Task Forca për Integritetin e FIFA-s ka ndjekur në mënyrë të detajuar ndeshjet e Botërorit, për të evidentuar nëse ka pasur ndonjë parregullsi.
Ata kanë shikuar edhe tregjet e basteve, por nuk kanë hasur në ndonjë rast parregullsie.
FIFA ka njoftuar se me Task Forcën për Integritet do të vazhdojë bashkëpunimin edhe në turnetë e ardhshme, duke filluar me Kupën e Botës të femrave në vitin 2023.