Së fundmi kundër vendimit të Donald Trump për të mos lejuar futjen në SHBA të myslimanëve nga 6 vende ka dalë edhe presidenti i FIFA-s, Infantino.
Ai ka deklaruar se SHBA-së mund t’i kushtojë ky vendim organizimin e Botërorit të Futbollit 2026.
Infantino, siç transmeton Shqiptarja, u shpreh se nuk do ta pranojmë kandidaturën e SHBA nëse nuk do ta anulojë vendimin që bllokon futjen në Shtetet e Bashkuara për qytetarët e vendeve me popullsi islamike.
“Cilado skuadër që kualifikohet për në Kupën e Botës ka të drejtë të dërgojë në vendin organizator mbështetës dhe funksionarë, por edhe tifozët, në të kundërtën nuk do ta fitojnë organizimin e kampionatit botëror”, tha Infantino.
Sipas dekretit të Trump bllokohet hyrja në SHBA për shtetasit e 6 vendeve myslimane Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit.
-
Infantino bën thirrje për qetësi: Nuk jemi mbretëri
-
Infantino thotë se Trumpi e mirëpret pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
-
Çeferin: Politika antimigratore rrezikon kandidaturën e SHBA për Botërorin 2026
-
Vlerësohet e “çuditshme” deklarata e fundit e Infantinos
-
Infantino pritet të mbetet edhe një mandat në krye të FIFA-s