Të mërkurën ka nisur seminari pesëditor për gjyqtarët e futbollit të Kosovës. Pjesëmarrës në ligjërimin e ekspertëve të FIFA-s kanë qenë 45 gjyqtarë të futbollit.
Ekspertët kanë ligjëruar për ndryshimet e rregullave të lojës. Për ndryshimet që janë bërë, për pesë ditë do të ligjërojnë instruktori i FIFA-s dhe i fitnesit, Alan Snoddy, trajneri i fitnesit të gjyqtarëve të Premier Leagues së Anglisë, Simon Breivik, ligjëruesi për përgatitje mentale Ridvan Ekmekci dhe gjyqtari anësor i FIFA-s, Bekim Zogaj, shkruan Koha Ditore.
"Gjatë këtyre pesë ditëve dhe nga këta ekspertë, gjyqtarët e futbollit do të mësojnë përvojat dhe masat për lojën me dorë, ndryshimet e rregullave të lojës me videoincizime, pozicionet jashtë lojës dhe bashkëpunimi e puna në grupe. Pastaj edukimi dhe përgatitja mentale e gjyqtarëve, komunikimi dhe gjuha e trupit, teknikat dhe metodat për përgatitjen e ndeshjes, si dhe përgatitjet fizike me fitnes. Ky seminar është i mirëseardhur për Komisionin dhe vetë gjyqtarët për të parë nivelin e përgatitjes para fillimit të edicionit të ri të garave", thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Zyrtarë të FFK-së e kanë vlerësuar të mirëseardhur këtë seminar.
"Nga ky seminar do të fitoni njohuri të reja për rregullat e futbollit, si dhe për ndryshimet. Ndaj uroj që gjatë këtyre ditëve sa do të zgjasë ky seminar të shfrytëzoni rastin e të përfitoni sa më shumë dije për zejen e gjyqtarit", u ka thënë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu pjesëmarrësve.
-
Gjyqtarët kosovarë të gatshëm për rifillimin e ndeshjeve të Superligës
-
Rizzoli: FIFA synon të lejojë 5 zëvendësime
-
Salihu: Jemi për rregullin e pesë zëvendësimeve
-
Paralajmërohen ndryshime rregullash në futboll, rivënia anësore me këmbë dhe zëvendësime pa limit
-
Arbitrat kosovarë nën ombrellën e Konventës së UEFA-s