FIFA ka dënuar Dele Allin me një ndeshje pas gjestit që e bëri në fitoren e Anglisë kundër Sllovakisë me rezultat 2 me 1.
Alli ngriti gishtin e mesëm ndaj bashkëlojtarit të tij Kyle Walker derisa menaxheri Gareth Southgate e ftoi 21-vjeçarin për dy ndeshjet e mbetura të eliminatoreve të Botërorit.
Mesfushori do të mungojë në ndeshjen kundër Sllovenisë.