Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIFA arkëton miliarda dollarë nga Botërori

Katar 2022 - fishekzjarret

FIFA ka arkëtuar 7.5 miliardë dollarë gjatë katër vjetëve për shkak të marrëveshjeve komerciale të lidhura me Kupën e Botës 2022 në Katar, ka thënë trupi qeverisës i futbollit të dielën.

Tre sponsorët e fundit, dy amerikanë dhe një nga Lindja e Mesme, u bënë publikë vetëm disa orë para ndeshjes hapëse ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit.

“Youtube”, “Visit Las Vegas” dhe “Fine Hygienic Holding”, janë në kategorinë e tretë të sponsorëve rajonal.

Këto shifra janë bërë publike të dielën në një takim me dyer të mbyllura nga 200 anëtarët e FIFA-s.

Artikuj të ngjashëm