Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIFA aprovon zgjerimin e Botërorit të femrave me 32 përfaqësuese

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka aprovuar zgjerimin e Botërorit të femrave nga 24 në 32 përfaqësuese, duke filluar nga edicioni i ardhshëm në vitin 2023.

Po ashtu është rihapur procesi i kandidimit për organizatorin e kësaj ngjarjeje.

“Këshilli i FIFA-s në mënyrë unanime është pajtuar me propozimin për të zgjeruar numrin e përfaqësueseve në Botërorin e femrave nga 24 në 32, me efekt nga edicioni i ardhshëm më 2023", është thënë në një njoftim të FIFA-s të mërkurën.

SHBA-ja fitoi Botërorin që u mbajt këtë vit në Francë.