FIBA Evropa ka uruar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për organizim të mirë të Kampionatit Evropian - Divizioni C.
Turneu i këtij divizioni u organizua në Prishtinë nga 22 deri më 29 korrik, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Në emër të FIBA Evrope dua t'u falënderoj juve dhe të gjithë anëtarët e Federatës e vullnetarët që ishin të shkëlqyeshëm gjatë Kampionatit Evropian U-18 të Divizionit C, që u organizua në Prishtinë. Më tej, përgëzoj edhe fitoren historike të ekipit tuaj”, ka shkruar në letrën e urimit dërguar FBK-së drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfaqësueset e Kosovës në basketboll do të marrin pjesë në FIBA Europe që mbahen në disa shtete evropiane
-
FIBA Evropa ia beson FBK-së organizimin e një tjetër Kampionati Evropian
-
FBK thotë se është ftuar nga FIBA që të aplikojë për të organizuar ndonjë Evropian
-
Basketbolli i Kosovës meriton një vend special në FIBA, thotë Demirel
-
Kreu i FIBA Evropës më 7 e 8 gusht me vizitë në Kosovë