Federata e Futbollit të Kosovës ka zgjatur masën e shqiptuar disiplinore të pezullimit për gjyqtarin Bajram Gashi dhe trajnerin Ismet Munishi, pas videoskandalit të publikuar ditë më parë.
Pas publikimit të videos në të cilën dëgjohej Gashi teksa i thoshte me mburrje Munishit se si kishte ndihmuar Dritën në një ndeshje të vitit të kaluar, FFK kishte vendosur të pezullonte të dy nga aktivitetet zyrtare të organizuara nga FFK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërpos tyre, FFK ka pezulluar edhe Edmond Zeqiri, asistent i gjyqtarit dhe Ali Ajetin, delegat, që ishin të përfshirë në skandal.
FFK ka pezulluar edhe disa futbollistë të Besës nga Peja për dyshime për trukim me ndeshjen e Trepçës, si vendas.
Ky është njoftimi i FFK-së:
Deri në kompletimin e provave (grumbullimin e lëndës) mbetën nën masën e shqiptuar disiplinore të
PEZULLIMIT
Pa të drejtë loje dhe kryerjes së detyrave zyrtare në klubet e tyre për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës lojtarët, zyrtarët dhe gjyqtarët e poshtëshënuar;
1.ARBEN BEQIRI; lojtar i klubit të futbollit “Besa“ nga Peja me numër të Librezës sportive; 1/1647 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12 (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
2.FATMIR REXHA; lojtar i klubit të futbollit “Besa“ nga Peja me numër të librezës sportive 871/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16 (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
3.VIGAN GUTIQ; lojtar i klubit të futbollit “Besa“ nga Peja me numër të librezës sportive 702/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2; (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
4.BAJRAM GASHI; gjyqtar futbolli; (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
5.EDMOND ZEQIRI; asistent për referim (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
6.ALI AJETI; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve zyrtare të organizuara nga ana e FFK-së (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
7.ISMET MUNISHI; trajner futbolli i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër; 151 (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)