Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK dënon akterët e skandalit të trukimeve

Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar me gjashtë muaj ndalesë kryerje të funksionit si trajner, trajnerin e njohur Ismet Munishi.

Ky vendim vjen pas skandalit që shpërtheu kohë më parë, kur në një video shihej se si gjyqtari Bajram Gashi i tregonte me mburrje Munishit se ka ndihmuar Dritën në një ndeshje të stinorit të kaluar.

Tani FFK ka vendosur t’ia ndalojë kryerjen e funksionit si trajner dhe funksioneve tjera për gjashtë muaj.

Për një vit është pezulluar nga pozita e tij edhe gjyqtari Bajram Gashi, ndërsa për gjashtë muaj asistenti i tij Edmond Zeqiri. Delegati Ali Ajeti është dënuar me dy vjet ndalesë së kryerjes së funksionit të delegatit.

I kontaktuar nga Koha.net për këtë çështje, Munishi ka deklaruar se nuk dëshiron të flasë.

Artikuj të ngjashëm