Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK pezullon kryetarin dhe trajnerin e Ballkanit

Federata e Futbollit të Kosovës ka pezulluar kryetarin e klubit Ballkani nga Suhareka dhe kryetrajnerin e ekipit të parë të këtij klubi, për tentim të kurdisjes së një ndeshje.

Në një videoincizim të publikuar nga “IndeksOnline” dëgjohet kryetrajneri Gëzim Hasi që i përcjellë lojtarëve një mesazh të kryetarit Florim Kryeziu që t’i lëshohet ndeshja Ramiz Sadikut në xhiron e 16-të të Ligës së Parë.

Megjithatë, futbollistët nuk kishin lëshuar ndeshjen dhe kishin triumfuar 2 me 1 në fushën e Ramiz Sadikut në fillim të muajit mars.

Kryeziu mban post të rëndësishëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, institucion që jo shumë kohë më parë ka bërë thirrje që të hetohen dyshimet për kurdisje. Ai është udhëheqës i Divizionit të infrastrukturës sportive në MKRS.