Pak ditë pasi Federata e Futbollit të Kosovës pezulloi kryetarin e klubit Ballkani nga Suhareka dhe kryetrajnerin e ekipit të parë të këtij klubi për tentim të kurdisjes së një ndeshje, është marrë vendimi i radhës.
Komisioni Disiplinor i FFK-së ka vendosur që të lirojë nga pezullimi kryetarin e klubit, ndërsa ka dënuar trajnerin me katër muaj mos-paraqitje si trajner.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkandali kishte shpërthyer pas një videoincizimi të publikuar nga “IndeksOnline” në të cilin dëgjohej kryetrajneri Gëzim Hasi që i përcjellë lojtarëve një mesazh të kryetarit Florim Kryeziu që t’i lëshohet ndeshja Ramiz Sadikut në xhiron e 16-të të Ligës së Parë. Megjithatë, futbollistët nuk kishin lëshuar ndeshjen dhe kishin triumfuar 2 me 1 në fushën e Ramiz Sadikut në fillim të muajit mars.
Vendimi:
FLORIM KRYEZIU; kryetar në klubin e futbollit”BALLKANI”nga Suhareka në procedure të pezullimit nga mbledhja e Komisionit disiplinor 12.04.2017 në mungesë të fakteve – provave lidhur me rastin;
LIROHET
Nga procedura e pezullimit dhe i njëjti mund të vazhdojë aktivitetin e tij në klub lidhur me ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
GEZIM HASI; kryetrajner në klubin e futbollit”BALLKANI”nga Suhareka në procedure të pezullimit nga mbledhja e Komisionit disiplinor datë 12.04.2017 (shkelje e kodit sportiv) lidhur me ndeshjen e përfolur në tentim të kurdisjes së rezultatit: RAMIZ SADIKU – BALLKANI e zhvilluar në Prishtinë (raportet plotësuese dhe deklaratat e kërkuara)
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në kohëzgjatje për 4 ( katër ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.