Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me kompaninë “Xportal” dhe “Gjirafa50”, kanë organizuar një event në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku 128 garues do të garojnë në video-lojën e famshme të futbollit “Pes 2020”.
Interesimi për këtë lloj sporti por rritet edhe më shumë në vendin tonë ku të pranishëm ishin edhe dy futbollistët e Superligës së Kosovës në futboll, Armend Thaçi dhe Përparim Islami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë të dy mbrojtësit e djathtë vendosën të zgjedhin më të mirin edhe në “Pes 2020”. E, fitues i këtij dueli ishte mbrojtësi i djathtë i Feronikelit, që triumfoi me rezultat minimal 1:0, raporton “Sporti në KTV”.
I pranishëm në këtë event ishe edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.
Rreth këtij organizimi garës ka folur edhe organizatori Dardan Sadiku.
Një nga garuesit fitues në ndeshjen e parë ishte edhe Leon Shala, që shpreson të dalë fitues nga ky turne.
E veçanta e këtij turneu ishte pasi ndeshjet komentoheshin live nga komentatorët në gjuhën shqipe.
Fituesi i këtij turnamenti do ta fitojë një fanellë të Kosovës, një top futbolli dhe një sony-play-station dhe do të përfaqësojë Kosovën në kampionatin evropian në Pes 2020.