Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk do të nënshkruajë Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), nëse kjo e fundit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nuk do ta vlerësojnë ndryshe prej federatave të tjera, shkruan sot Koha Ditore.
Në FFK vlerësojnë se meritojnë të kenë trajtim të veçantë, meqë thonë se janë federata më e madhe sportive dhe i takojnë sportit numër një në Kosovë dhe botë.
Krerë të FFK-së vlerësojnë se 251.485 eurot që pritet t'i ndahen nga MKRS-ja në bazë të pikëve të dala nga procesi i kategorizimit, janë të papranueshme.
FFK-ja është në kategorinë kryesore të sporteve, atë "A" me 77.38 pikë, menjëherë pas xhudos. Dhe, një pikë e federatave të sporteve kolektive është vlerësuar 3.250 euro, që i bie se për 77.38 pikë do të marrë pak mbi 250 mijë euro për vitin 2018.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
MKRS-ja ndan paratë për federatat sportive, jo edhe për atë të futbollit
-
Federatat e sportistët përfitojnë më shumë nga “kuleta e shtetit”
-
MKRS mbështet FFK-në me 250 mijë euro
-
MKRS-ja nënshkruan memorandume bashkëpunimi me KOK-un, FBK-në dhe FHK-në
-
Nga sportet kolektive, kategorizimi prek vetëm futbollin