Sport

FFK-ja po shpall më të mirët, Zhegrova në ndeshje të basketbollit

Federata e Futbollit e Kosovës aktualisht është duke mbajtur ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të vitit.

Por njëri prej lojtarëve kryesorë të Kosovës, Edon Zhegrova, nuk është në ceremoni. Ai aktualisht po e përcjell ndeshjen e basketbollit mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Është i ulur pranë parketit, bashkë me drejtues të Prishtinës.

Zhegrova së fundi kishte bërë akuza të rënda lidhur me zhvillimet rreth përfaqësueses.