Federata e Futbollit e Kosovës njofton qytetarët që deri nesër në mëngjes t’i largojnë veturat e parkuara rreth stadiumit “Fadil Vokrri”.
Përmes një komunikate për media FFK-ja bën të ditur se, “çdo veturë e mbetur do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave”.
Ky veprim bëhet në kuadër të organizimit të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e cila njëherësh shërben edhe si test për licencim të stadiumit nga inspektorët e UEFA-s, transmeton Koha.net.
FFK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë.
Artikuj të ngjashëm
-
FFK-ja fton qytetarët që të largojnë veturat e parkuara përreth stadiumit “Fadil Vokrri”
-
FFK-ja me njoftim të rëndësishëm rreth veturave afër stadiumit “Fadil Vokrri”
-
Qytetarët duhet t’i heqin veturat rreth stadiumit deri në mëngjesin e së hënës, ose konfiskohen
-
Nesër, bllokim rrugësh në Prishtinë për shkak të futbollit
-
Policia bllokon rrugët që lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”