Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore Kosova – Danimarka, që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 19:00, fton të gjithë qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit në vende të pacaktuara për parking, që t’i largojnë ato sa më parë dhe më së largu deri në orën 11:00.
Çdo veturë e mbetur pas kësaj periudhe do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave, thotë FFK, transmeton Koha.net.
FFK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë.
Artikuj të ngjashëm
-
FFK-ja fton qytetarët që të largojnë veturat e parkuara përreth stadiumit “Fadil Vokrri”
-
Qytetarët duhet t’i heqin veturat rreth stadiumit deri në mëngjesin e së hënës, ose konfiskohen
-
FFK-ja paralajmëron qytetarët: Makinat që s’largohen rreth “Fadil Vokrrit” do konfiskohen
-
Nesër, bllokim rrugësh në Prishtinë për shkak të futbollit
-
FFK-ja jep arsyen pse në disa bileta fillimi i ndeshjes ndaj Danimarkës është në ora 18:00