Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja njofton për biletat ndaj Rumanisë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) të enjten ka dhënë informata në lidhje me biletat për ndeshjen që Kosova e luan kundër Rumanisë në Bukuresht.

FFK-ja ka bërë të ditur se shitja e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës tashmë ka nisur dhe të gjithë të interesuarit, mund t’i blejnë ato në platformën online.

Dueli mes Rumanisë dhe Kosovës, zhvillohet më 12 shtator në stadiumin “National Arena” të Bukureshtit. Kjo ndeshje i takon Grupit I të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Çmimi i biletës për sektorin ku do të qëndrojnë tifozët e Kosovës, kushton 7 euro.