Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja ndihmon klubet me topa

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nesër do t'i ndajë nga dhjetë topa për 12 klubet e Superligës, ndërkohë nga pesë topa do t'i ndajë për klubet e Ligës së Parë.

“FFK-ja do të vazhdojë të mbështesë edhe klubet e Ligës së Dytë dhe grupmoshat e reja”, thuhet në njoftimin e FFK-së të hënën.

Shpërndarja e topave për klubet e Superligës do të bëhet nga ora 11:00 në selinë e FFK-së, kurse për klubet e Ligës së Parë nga ora 12:00.