Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se selia e saj do të jetë e mbyllur të paktën deri më 27 mars.
Ky vendim u mor në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. FFK-ja ka njoftuar se selia mund të mbyllet për kohë edhe më të gjatë, “varësisht prej situatës”.
Federata më e madhe sportive në vend ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet, ku përfshihen mbledhjet e takimet. Futbolli në vend është i pezulluar tashmë, deri në një vendim tjetër.