Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja kërkon ndihmën e UEFA-s për të gjetur talente femra

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) shpreson që projekti për zbulimin e talenteve femra nëpër shkollat e mesme të Kosovës do të jetë i suksesshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka bërë të ditur se projekti për gjetjen e talenteve do të bëhet me sistem të turneve, ku do të përfshihen të gjitha shkollat e mesme të shtatë regjioneve të Kosovës. Projekti pritet të përkrahet nga UEFA. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.