Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja e hedh topin te Komuna e Prishtinës për stadiumin

Klubi i futbollit Prishtina dhe Komuna vazhdojnë të insistojnë se ndeshja e fundit e kampionatit kundër Dritës duhet të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit.

Madje, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë të hënës, ka shkruar se e kanë bërë kërkesë zyrtare në Ministrinë e Sportit dhe Federatën e futbollit të Kosovës që të lejojnë zhvillimin e ndeshjes.

Megjithatë, zëvendëssekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti, ka deklaruar për Sportin në KTV se në adresë të Federatës nuk ka shkuar asnjë kërkesë.

Ahmeti ka sqaruar se FFK-ja nuk merr vendime për stadiumin e Prishtinës, duke ia hedhur topin Komunës.

Ai ka nënvizuar se stadiumi i Prishtinës, ka probleme të mëdha, e në mesin e tyre është edhe borxhi i madh ndaj KEDS-it dhe ujësjellësit.

Edhe Derbi i madh e mbyll stinorin vjeshtor në Superligë Futboll 7 muaj më parë Derbi i madh e mbyll stinorin vjeshtor në Superligë

Borxhin e ka konfirmuar për Sportin në KTV, edhe zëdhënësi i KEDS-t, Viktor Buzhala.

Ai ka deklaruar se për momentin është arritur një marrëveshje mes FFK-së, Komunës dhe Ministrisë që borxhi të ngrihet, por që i njëjti duhet të paguhet.

Buzhala ka theksuar se gjatë kësaj jave, stadiumi i kryeqyteti do të marrë pëlqimin energjetik e më pas do të bëhet kyçja.

Kohavisioni ka provuar të marrë një përgjigje nga kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Edhe Vazhdon Superliga, derbi në Prishtinë Futboll 10 muaj më parë Vazhdon Superliga, derbi në Prishtinë

Të mbyllur për media, kanë qenë edhe në Ministrinë e Sportit, me pretekst se ministria Kujtim Gashi është jashtë vendit dhe nuk mund të flasë askush pa autorizimin e tij.

Kohavisioni mëson se të martën, do të ketë një takim ndërmjet krerëve të klubit të Prishtinës, Komunës, Ministrisë së Sportit dhe Federatës së futbollit të Kosovës, për të vendosur përfundimisht se a do të lejohet zhvillimi i ndeshjes në stadiumin e kryeqytetit.