Përmes faqes zyrtare FFK-ja bën të ditur se Komisioni Disiplinor ka marrë vendim që Drita të dënohet me 10 mijë euro, dhe dy ndeshje pa prani të tifozëve në fushën e vet, transmeton Koha.net.
Kjo për shkak të thyerjeve të rregullave disiplinore në finalen e Superkupës së Kosovës ndaj Prishtinës, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 13 gusht, transmeton Koha.net.
“KF Drita nga Gjilani dënohet me të holla në shumë prej; 10,000.00 (dhjetë mijë) euro dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vetë pa praninë e shikuesve”, thotë FFK.
FFK-ja në arsyetimin e këtij vendimi thotë se “Intelektualët” hodhën fishekzjarre në fushë, të cilët dukshëm e kontaminuan ajrin dhe penguan rrjedhën e ndeshjes si dhe të njëjtit përdorën shprehje fyese drejtuar ekipit dhe spektatorëve kundërshtarë.
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës – datë 17.08.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.
-
Gjilani gjobitet për fyerjet ndaj skuadrës së Dritës
-
Drita dënohet me katër ndeshje pa shikues dhe 1500 euro gjobë
-
Dënime për të përfshirët në incidentin e ndeshjes Ballkani – Drita
-
KD i FFK-së dënon Dritën, Llapin dhe Vushtrrinë
-
Drita e Gjilani në disiplinor- dëme të konsiderueshme në “Fadil Vokrri”, përleshja me shufra metali