Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendimin përfundimtar për aprovimin e shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme (ish-shoqërore) të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i projektit “Renovimi dhe ndërtimi i objekteve për nevoja të selisë qendrore të Federatës së Futbollit të Kosovës”, në zonën kadastrale në Prishtinë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Kësisoj, tashmë FFK-ja do ta ketë pronën e saj dhe për herë të parë në histori do të mundësohet krijimi i një selie moderne për futbollin kosovar, transmeton Koha.net.
“Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, falënderon Qeverinë e Kosovës për marrjen e këtij vendimi pasi kjo ka qenë njëra nga çështjet jetike për zhvillimin e FFK-së. Tashmë, për herë të parë Kosova do ta ketë Shtëpinë e Futbollit, me plotëkuptimin e fjalës”, thuhet në komunikatë.
Federata e Futbollit e Kosovës falënderon për përkrahje të vazhdueshme të gjitha institucionet, duke filluar nga presidenti, kryeministri, kryeparlamentari e ministri i sportit, por edhe për bashkëpunim shumë të mirë të gjithë kryetarët e komunave, ngase në këtë mënyrë po mundësohet krijimi i kushteve më të mira të infrastrukturës për rininë, e cila është e mishëruar me futbollin.
-
Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për zgjerim të ngrohjes qendrore në Prishtinë
-
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme
-
Komuna nis lirimin e parkingut pranë Ministrisë së Bujqësisë për ndërtimin e Shkollës së Muzikës
-
Infantino uron FFK-në për 10-vjetorin e pranimit në FIFA
-
FIFA për Kosovën: Dhjetë vjet rritje në skenën globale