Federata e Futbollit të Kosovës sot ka njoftuar për anulimin e grumbullimit të Përfaqësueses së Kosovës U19, të cilët do të zhvillonin ndeshje miqësore me Shqipërinë.
FFK-ja ka anuluar grumbullimin në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Shqipërisë, për shkak të situatës së krijuar në Shqipëri nga koronavirusi, transmeton KOHA.
Grumbullimi ka qenë i paraparë të mbahej në Shqipëri nga data 24 mars e deri më 31 mars, ndërsa ndeshjet do të zhvilloheshin 29-31 mars.
Artikuj të ngjashëm