Federata e Futbollit të Kosovës ka arritur marrëveshje me atë të Azerbajxhanit për një ndeshje miqësore.
Takimi mes dy kombëtareve pritet të zhvillohet më 2 shkurt në Antalia të Turqisë.
Po ashtu, FFK ka njoftuar se përbërja e ekipit përfaqësues të Kosovës do të jetë nga futbollistët e Superligës.
Sipas njoftimit nga FFK, kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet nesër.